Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite formimi i komisionit për anëtarët e Bordit të RTK-së

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 tetor Zhurnal.mk – Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër, të hënën, duke filluar nga ora 11:00, për të diskutuar çështje që lidhen me punën e Kuvendit dhe seancën e ardhshme plenare.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite është propozimi i agjendës për seancën e radhës, si dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Komisioni do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Gjatë mbledhjes pritet të shqyrtohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Pjesë e rendit të ditës janë gjithashtu miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë, shqyrtimi i procesverbalit nga seanca e fundit plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër