Nesër pa rrymë disa pjesë të Tetovës, Bogovinës dhe Zhelinës, ja oraret dhe fshatrat

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 14 shtator Zhurnal.mk – Nesër, më 15 shtator, pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të Tetovës, Bogovinës, Zhelinës dhe disa fshatra të Tetovës, për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin shpërndarës.

Sipas njoftimit, në Tetovë ndërprerjet do të jenë në dy termine.

Nga ora 08:30 deri në 09:00, pa energji elektrike do të mbeten Strimnica, Falishta, një pjesë e Zhelinës, Leshnica e Poshtme dhe e Epërme, Çifliku, Larca dhe Dobarca.

Ndërsa nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerja është planifikuar në rrugën 107, nr. 40, në afërsi të marketit “Kiper”.

Në Bogovinë, nga ora 06:55 deri në 07:30, ndërprerja do të përfshijë fshatin Bogovinë, pjesë të Kamenjanit, Urviçit, Jelovjanit, Novosellës dhe Sellcës së Keçit, si dhe disa objekte në zonën përreth.

Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e Bogovinës, përfshirë edhe objektet që ndodhen në afërsi të varrezave të fshatit.

Në Zhelinë, ndërprerje e energjisë elektrike është planifikuar nga ora 09:30 deri në 14:30, për një pjesë të fshatit Trebosh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër