Mucunski–Rokas: Integrimi evropian, agjenda e reformave dhe Plani i Rritjes në fokus të takimit

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shtator Zhurnal.mk – Integrimi evropian i vendit, agjenda e reformave dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor – procese dhe instrumente që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e jetës së qytetarëve – kanë qenë në fokus të takimit ndërmjet ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe ambasadorit të BE-së, Mihalis Rokas.

“Pasditen e sotme në Shkup zhvillova një takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Mihalis Rokas. Konfirmuam interesin e përbashkët për mbështetjen e mëtejshme të proceseve reformuese, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e qëndrueshëm të vlerave dhe standardeve evropiane”, shkroi Mucunski në profilin e tij në Facebook.

Duke theksuar përkushtimin e qartë të Qeverisë ndaj këtij procesi, Mucunski shtoi se edhe një herë theksoi se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet përcaktim strategjik i vendit.

“Shpreha kënaqësinë për dialogun e rregullt dhe të hapur politik me Bashkimin Evropian, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për proceset reformuese në vend”, theksoi Mucunski, duke shtuar se me ambasadorin e BE-së shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale në kontinentin evropian, stabilitetin rajonal dhe kontributin e vendit në sigurinë më të gjerë evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër