Nesër pasdite mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu

Nga B.M
274 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 maj, Zhurnal.mk – Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite në shumë vende do të ketë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 23 deri në 32 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të motit të ligë afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër