Nesër regjim i posaçëm i qarkullimit në Shkup

nga D. V.

Shkup, 30 janar – Për shkak të marshimit protestues “Stop për Çimentoren” të planifikuar për në orën 12:00, nesër do të ketë regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të Shkupit.

“Nesër duke filluar nga ora 12:00, do të mbahet një marsh protestues “Sop për Çimentoren” me një itinerar lëvizjeje para Qeverisë së RMV-së në bul. “Ilinden”, djathtas përgjatë bul. “VMRO”, duke vazhduar përgjatë rr. “Vasill Gllavinov”, majtas përgjatë rr. “Dimitrie Çupovski”, duke vazhduar përgjatë rr. “11 Tetori” deri para Kuvendit të RMV-së dhe majtas përgjatë rr. “Filipi II i Maqedonisë” deri para Ministrisë së Mjedisit Jetësor në Shkup”, theksohet në kumtesën e MPB-së.
 
Nga SPB Shkup njoftojnë Njësiti për Siguri në Qarkullimin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të posaçëm në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.
 
Nga atje bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik të respektojnë urdhrat e dhëna të nëpunësve policorë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More