Nesër regjim i posaçëm i qarkullimit në Shkup

Nga Xh M
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 maj Zhurnal.mk – Të premten (29.05.2026), për shkak të festës fetare “Dita e të vdekurve”, nga Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të merren masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm të qarkullimit, me qëllim zhvillimin e sigurt dhe të pandërprerë të tij.

“Përkatësisht, me fillim në orën 06:00, qarkullimi në drejtim të varrezave të qytetit “Butel” do të zhvillohet në një drejtim (rrethor), përkatësisht të gjitha automjetet do të drejtohen në këtë itinerar: rruga “Butelska”, më pas majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, majtas në rrugën “Bocа Ivanova” dhe djathtas deri te hyrja e varrezave “Butel””.

“Për dalje nga varrezat, qarkullimi do të zhvillohet djathtas në rrugën “Bocа Ivanova” deri te rrethrrotullimi në rrugën “Butellska”, pastaj majtas në rrugën e njëjtë dhe djathtas në rrugën “Kemal Sejfulla””.

“Regjimi i posaçëm i qarkullimit do të vendoset edhe në varrezat “Kamnik”, si dhe në varrezat në Draçevë dhe në Gjorçe Petrov. Nëse vlerësohet e nevojshme, ky regjim mund të zbatohet edhe të shtunën dhe të dielën (30 dhe 31.05).Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët e përfshira nga ky regjim i posaçëm i qarkullimit”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër