Nga kallëzim penal te marrëveshja me operatorët! Deklarata kontradiktore për incidentin në Malin Sharr

nga Xh M

Tetovë, 21 janar – Pamje u bënë virale ditë më parë kur të punësuarit e parkut kombëtar “Mali Sharr” u përpoqën të pengojnë një makineri që bartte turistë, por sipas tyre, nuk kishte leje.

Po atë ditë rasti u denoncua në polici, ku u tha edhe se një punëtor kishte marrë lëndime.

“Udhëheqësia e PK “Mali Sharr” ka denoncuar vepër penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, gjegjësisht se disa persona me ratrakë kanë tentuar të shtypin punonjësit e parkut, me ç’rast një person (rojtar) është goditur me pajisjen mekanike dhe ka pësuar lëndime”, thonë nga SPB-Tetovë.

Por sot çështja mori një kthesë tjetër, që hap edhe pikëpyetje! Drejtori i Parkut kombëtar, institucionit që e denoncoi ngjarjen dhe lëndimin e të punësuarit të saj në krye të detyrës, tha se asnjë i punësuar nuk është lënduar.

“Nuk ka pasur lëndime të punonjësve gjatë atij aksionit kam qenë dhe unë bashkë me kolegët pjesëmarrës dhe nuk kam lejuar që situata të del jashtë kontrolli”, deklaroi Evzal Elmazi – drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

Kjo deklaratë erdhi në konferencën për media ku drejtori Elmazi njoftoi se Parku kombëtar ka arritur marrëveshje me operatorët privatë, mes të cilave edhe me atë për të cilin ditë më parë pati denoncim.

“Kontrata që janë lidhur tani përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së një bashkëpunimi reciprok dhe konstruktiv në mes Parkut Kombëtar dhe operatorëve ekonomikë të cilët kanë dhënë një kontribut drejt turizmit në këtë rajon.

-Por çfarë ndodhi pas nënshkrimit të kontratës?

-Të tre palët nënshkruam një deklaratë që pas arritjes së marrëveshjes të dërgojmë një iniciativë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të ndaluar kallëzimet penale në të ardhmen për rastin”, theksoi Evzal Elmazi – drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

Në bazë të kontratës së nënshkruar mes operatorëve privatë dhe Parkut kombëtar, që një mjet për rrafshimin e borës të dalë në terren do të duhet që trashësia e borës të jetë minimum 50 centimetër, ndërsa një operator mund të nxjerrë vetëm katër makineri njëherësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More