Vesna Janevska nis takime intensive me rektorët për ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë

Nga admin
495 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 21 janar – Nga gjysma e muajit janar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska ka filluar takimet intensive me rektorët e universiteteve publike në vend. Sipas informacioneve të Alsat, takimet mbahen me qëllim harmonizimin e qëndrimeve të universiteteve për ndryshimet që duhet bërë në Ligjin për arsimin e lartë. Alsat pyeti zyrtarisht për qëllimin e këtyre takimeve dhe a fshihet prapa tyre edhe ideja e shkrirjes së universiteteve private dhe disa prej tyre publike. Në përgjigjen shumë të shkurtër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nuk u dha asnjë sqarim përveç se u theksua se ministrja, u takua me rektorët dhe prorektorët e universiteteve shtetërore në lidhje me projektligjin e ri për Arsimin e Lartë, Ligjin për Cilësinë në Arsimin e Lartë dhe Ligjin për Veprimtarinë Shkencore dhe Kërkimore. Ndërkohë, në kuadër të ndryshimeve ligjore do të harmonizohen edhe dispozitat për njohjen e programeve studimore, forcimin e kritereve, kuadrin akademik dhe njohjen e thirrjeve akademike. Takime të tilla pritet që të vazhdojnë në fundjavë, ndërsa në mesin e muajit shkurt mund të ketë një draft të gatshëm mbi plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për arsimin e lartë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër