Ngritet kallëzim penal ndaj pesë personave në Tetovë, dyshohen për veprat penale “trafikim me fëmijë” dhe “përdhunim”

nga D. V.

Shkup, 24 dhjetor – Ngritet kallëzim penal ndaj pesë personave në Tetovë, dyshohen për veprat penale “trafikim me fëmijë” dhe “përdhunim”
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal, ndërsa Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë personave nga Tetova, pasi të njëjtit dyshohen për veprat penale trafikim i fëmijës dhe sulm seksual.

Gjatë bastisjeve janë konfiskuar telefona mobilë dhe karta SIM, ndërsa të dyshuarit tashmë janë arrestuar.

“Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë BSP-së së në kuadër të MPB-së (Njësia Kombëtare për Shtypjen e Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit me Qenie Njerëzore), për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e krimeve, sot (24.12.) në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti kallëzim penal kundër pesë personave, të gjithë nga Tetova, si më poshtë: kundër personit F.M. (25) – për veprën penale “trafikim me fëmijë” (418-g, paragrafi 1 dhe paragrafi 2), kundër personave I.D. (56), A.S. (30) dhe L.S. (28) për veprën penale “trafikim me fëmijë” (418-g, paragrafi 3) dhe kundër personit R.M. (31) për veprën penale “sulm seksual dhe përdhunim” (186, paragrafi 1 dhe paragrafi 2) të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More