Nikolloski: 40 kilometra nga autostrada Ohër–Kërçovë tashmë janë në funksion

nga Xh M

Kërçovë, 6 janar – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video nate nga autostrada Ohër–Kërçovë, me të cilën thekson se pjesa më e madhe e kësaj autostrade është praktikisht e përfunduar. Ai njoftoi se 40 kilometra të kësaj trase tashmë janë vënë në funksion.

Në postimin e tij në Facebook, Nikolloski shkruan:

“Shikoni këtë video të bukur nate nga një pjesë e autostradës Ohër–Kërçovë.

40 kilometra tashmë janë në funksion.

Shpresoj që një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë do të udhëtojnë nëpër këtë autostradë drejt Jerusalemit Ballkanik – Ohrit, për këtë Krishtlindje.

Urime për të gjithë punëtorët e palodhur që u përkushtuan ndërtimit të saj!

Gëzuar Krishtlindjet dhe Badnikun, për shumë vite!”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More