Pason periudha e motit më të nxehtë, me temperaturë maksimale deri 39 gradë

Nga D V
825 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 gusht, Zhurnal.mk – Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron se pason periudha e motit stabil dhe më të nxehtë. Theksojnë se vetëm të martën, do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima.

Paralajmërojnë se temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 8 deri 20 gradë, mdërsa maksimalja prej 30 deri 39 gradë.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë destabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Vende-vende proceset do të jenë më intensive me reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë të përforcuar dhe kushte për breshër. Temperaturat maksimale do të jenë në interval prej 28 deri 34 gradë.

Në Shkup do të përqendrohet mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Indeksi UV do të jetë 8.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër