Nikolloski: Bullgaria e ratifikoi Marrëveshjen për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8

Nga B.M
616 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 shkurt – Bullgaria e ratifikoi Marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8, njoftoi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski në faqen e tij të Fejsbukut.

“Sot, Kuvendi Popullor i Republikës së Bullgarisë ratifikoi Marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8. Kjo Marrëveshje në dhjetor u ratifikua edhe në Kuvendin e Maqedonisë. Me këtë janë përmbushur të gjitha kushtet për përfundimin e lidhjes hekurudhore mes Shkupit dhe Sofjes, si dhe Burgasit. Jam krenar që kjo Marrëveshje të cilën e kemi nënshkruar më 6 nëntor me zëvendëskryeministrin e Bullgarisë, Grozdan Karaxhov do të thotë lidhje më të afërta ekonomike mes dy vendeve dhe dy popujve, por tregon edhe vetëdije të fortë të Maqedonisë në realizimin e Korridorit 8 i cili është një korridor sigurie jashtëzakonisht i rëndësishëm me interes të lartë për NATO-n dhe partnerët tanë strategjikë”, ka shkruar Nikolloski. 

Ai theksoi se paralelisht po punohet në zhvillimin edhe të Korridorit 10. 

Maqedoninë e Veriut po e bëjmë një udhëkryq të vërtetë në Ballkan për të mirën e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Ne vazhdojmë të punojmë”, theksoi Nikolloski. 

Gjatësia e projektuar e tunelit është rreth 2,4 kilometra, 1.189,30 metra në territorin e Maqedonisë, ndrsa 1.193,70 metra në atë bullgare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër