Nikolloski: Po i zbatojmë me përkushtim reformat dhe Planin e rritjes së BE-së

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 02 tetor, Zhurnal.mk – Mbështetja për zgjerimin e BE-së është e lartë, opinioni publik mbështet fuqishëm anëtarësimin në BE. Maqedonia me sukses po zbaton proceset reformuese, duke shënuar rritjen e tretë më të lartë ekonomike në Evropë prej 4,3% në tremujorin e dytë, jemi plotësisht të përkushtuar dhe të harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në panel diskutimin kushtuar zgjerimit të BE-së i cili u mbajt në Bruksel në organizim të organizatës “tink- tenk”, “Miqtë e Evropës”.

Nikolloski nga Brukseli: Po i zbatojmë me përkushtim reformat dhe Planin e rritjes së BE-së, arsyeja e vetme pse nuk përparojmë është vetoja nga Bullgaria

“Sa i përket reformave në përgjithësi mirë po përballemi. U përmend Plani i rritjes, gjithçka që na u kërkua e kemi bërë. Ekonomia po rritet me shpejtësi. Në tremujorin e dytë të këtij viti, kemi një rritje të BPV-së prej 4.3% që është e treta më e lartë në Evropë. Ajo që është shumë e rëndësishme për vendin tim: kemi stabilitet dhe kohezion politik, ekonomik por edhe ndëretnik, diçka për të cilën jemi përpjekur në të kaluarën. Kur e shikoni të gjithë pamjen, vendi po lëviz në drejtimin e duhur. Jemi plotësisht të përkushtuar dhe në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian – jo 80%, jo 90%, por 100%. Arsyeja e vetme pse nuk po përparojmë, për fat të keq është kjo vetoja nga Bullgaria”, theksoi Nikolloski.

Ai theksoi se mbështetja e BE-së për Maqedoninë është e madhe dhe një sinjal i rëndësishëm është se kryetarja e KE-së, Ursula Fon der Lajen po vjen në Shkup.

“Tani gjërat përfundimisht po ndryshojnë. Natyrisht, situata me Ukrainën dhe Moldavinë po e ndihmon të gjithë procesin e zgjerimit dhe kjo duhet të përdoret. Ka interes për rajonin. Kryetarja Fon der Lajen vjen në Shkup- ajo ishte në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe po vjen në Maqedoni, që është një sinjal i madh. Shpresoj se do të gjendet një mekanizëm që Komisioni Evropian do të mund ta përdorë dhe se ne do të hapim negociatat për anëtarësim. Çështjet e hapura me fqinjët duhet të zgjidhen në një mënyrë apo tjetër, por mendoj se atmosfera do të jetë shumë më e relaksuar dhe pozitive nëse fillojmë negociatat”, ka thënë Nikolloski.

Në panel ai theksoi se suksesi i rajonit është performanca e përbashkët dhe kjo tashmë njihet përmes rritjes ekonomike të rajonit, përmes zhvillimit të turizmit dhe zhvillimit të trafikut ajror, kumtoi ministria e Transportit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër