Peleshi pret ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 02 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.

Kryetari Peleshi i uroi Ambasadorit Wendt mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në këtë kuadër, Kryetari Peleshi theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në avancimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA.

Takimi u zhvillua në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë që karakterizon marrëdhëniet mes dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër