Nikolloski-Ulusoy: Kemi potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik Maqedoni e Veriut-Turqi

nga Xh M

Shkup, 27 dhjetor – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, ka zhvilluar sot takim pune me Ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, me të cilin është diskutuar thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimi i projekteve infrastrukturore, transmeton Anadolu.

Siç thuhet në një njoftim të Ministrisë së Transportit, gjatë takimit janë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, të cilat tradicionalisht janë miqësore dhe të rëndësishme për të dy popujt.

Pjesë e bisedës ka qenë politika investuese e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me fokus në projektet infrastrukturore të planifikuara dhe bashkëpunimin në sektorin e transportit.

Nikolloski ka theksuar se Turqia është një partner i rëndësishëm tregtar i vendit, me potencial për rritje të shkëmbimit tregtar dhe investimeve turke në Maqedoninë e Veriut. Ai gjithashtu ka nënvizuar se qeveria po punon vazhdimisht për përmirësimin e kushteve për investitorët në vend.

Në takim janë diskutuar edhe gjendja aktuale mes dy vendeve, lidhjet e forta dypalëshe dhe bashkëpunimi i suksesshëm në fusha të ndryshme.

Zëvendëskryeministri Nikolloski ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Turqia dhe ka theksuar nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët për të dy vendet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More