Nikolovski: U vendos gurthemeli i “Lidl” në Strumicë, produktet bujqësore vendore marrin rrugën drejt tregut evropian

Nga D. V.
1,426 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 korrik, Zhurnal.mk – Në Strumicë sot u vendos gurthemeli për ndërtimin e një marketi të ri të zinxhirit gjerman të shitjes me pakicë “Lidl”. Kjo investim pritet të sjellë mbështetje të drejtpërdrejtë për plasmanin e prodhimeve bujqësore vendore në tregjet e huaja.

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolovski, përmes rrjeteve sociale theksoi se ky projekt ka rëndësi strategjike për të gjithë rajonin e Strumicës.

Sipas tij, hyrja e këtij brendi në Maqedoni do të përmirësojë ndjeshëm klimën e përgjithshme të biznesit në vend.

“Me Lidl, produktet bujqësore maqedonase marrin eksport në tregun evropian! Funksionimi i Lidl në Maqedoni do të nënkuptojë pozicionim të ri të shtetit, përmirësim të klimës së biznesit, por edhe përvoja të reja në sektorin e shitjes me pakicë. Përfitimin më të madh nga investimi i Lidl do ta kenë bujqit vendorë. Sot u vendos gurthemeli për ndërtimin e një marketi të ri të brendit Lidl në Strumicë një projekt i madh për të gjithë rajonin, ku prodhohen produktet më cilësore të perimeve të hershme, të cilat përmes rrjetit të marketeve Lidl do të jenë në tryezat e Maqedonisë, por edhe të gjithë Evropës ku ky brend është i pranishëm. Uroj komunën e Strumicës për mbështetjen e fortë të projektit dhe Qeverinë që mbetet e përkushtuar ndaj çdo investimi që ndikon në ekonominë e përgjithshme”, shkroi Nikolovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër