Me investim prej një milionë eurosh është përmirësuar kontrolli i sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Nga D. V.
915 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 korrik, Zhurnal.mk – Me investim prej një milionë eurosh është përmirësuar kontrolli i sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku sot u lëshuan dy pajisje të reja me tomografi kompjuterike për kontrollin e bagazhit të dorës, si dhe dy shirita të reja të automatizuar sisteme për kthim automatik të shportave – nga kompania britanike Smiths Detection.

Këto sisteme, siç u tha në promovimin e tyre, sigurojnë saktësi shumë më të madhe në zbulimin e kërcënimeve potenciale dhe dukshëm e ulin nevojën e kontrolleve fizike plotësuese.

Gjithashtu do të sigurohen edhe përvoja më të mira për pasagjerët, ashtu që kontrolli i sigurisë do të jetë më i shpejtë, koha e pritjes më e shkurtër, ndërsa komoditeti do të jetë më i madh. Për dallim prej më parë, pasagjerët më nuk kanë nevojë t’i nxjerrin laptopët, tabletët, celularët dhe lëngjet nga bagazhi i dorës – këto gjëra mund të mbesin në çantë gjatë procesit të kontrollit.

“Gjithashtu mundëson kapacitet më të madh në aeroport, që do të thotë se teknologjia e re do të përballojë deri në dyfishin e pasagjerëve në orë për linjë. Ky është çelësi për t’u përballur me trafikun në rritje, veçanërisht gjatë sezonit të pikut”, tha Nexhat Kurt, drejtor ekzekutiv i operatorit të aeroportit TAV Maqedoni, në një konferencë për shtyp.

Me këtë teknologji, theksoi Kurt, TAV Maqedoni e pozicionon Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pranë qendrave më të mëdha evropiane siç janë Frankfurti, Hitrou dhe Cyrihu, ku këto sisteme tashmë janë standarde. Pajisjet e njejta shfrytëzohen edhe në aeroportet udhëheqëse në SHBA, Izrael dhe Indi, që e konfirmon sigurinë e tyre dhe pranimin global.

Kurt theksoi se sistemet e reja janë pjesë e ciklit më të gjerë të investimeve në sigurinë e Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup, pasi vitin e kaluar u zbatuan dy projekte të mëdha plotësuese në vlerë të përgjithshme prej 1.930.000 euro të cilat plotësisht e përforcojnë sistemin e sigurisë.

“Të gjitha këto investime kanë një qëllim. Të avancohen procedurat e sigurisë, të rritet efikasiteti dhe të ngritet cilësia e shërbimeve për çdo pasagjer”, citoi Kurt, duke theksuar se me këto TAV Maqedoni qartë e konfirmon përkushtimin e saj strategjik ndaj ndërtimit të aeroporteve moderne, të sigurta dhe cilësore të cilat i plotësojnë dhe i tejkalojnë standardet evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër