Nis largimi i mbi 200 automjeteve të braktisura në Çair

Nga B.M
756 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 06 maj, Zhurnal.mk – Nga sot ka nisur aksioni për largimin e mbi 200 automjeteve të braktisura në territorin e komunës së Çair, me qëllim lirimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e rendit urban.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Izet Mexhiti, i cili theksoi se me këtë veprim lirohen menjëherë qindra vende parkimi për banorët.

Sipas tij, automjetet e braktisura përbëjnë edhe rrezik mjedisor, për shkak të rrjedhjeve të vajrave dhe mbeturinave që grumbullohen rreth tyre.

“Nga sot nisëm largimin e mbi 200 automjeteve të braktisura në Çair. Qindra vende parkimi lirohen menjëherë për banorët. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në ambient, sepse këto makina janë kthyer në rrezik mjedisor”, deklaroi Izet Mexhiti, përcjell Zhurnal.mk.

Ai shtoi se aksioni synon përmirësimin e standardit ekologjik dhe pastrimin e hapësirave publike, duke e quajtur atë një hap me efekt të menjëhershëm për qytetarët.

“Me këtë veprim pastrojmë hapësirën dhe rrisim standardin ekologjik. Është një hap që jep rezultat të menjëhershëm”, theksoi ai.

Nga komuna bëjnë të ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synim evidentimin dhe largimin e automjeteve të tjera të ngjashme në zona të ndryshme të Çair.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër