Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në udhëtim pune në Republikën e Sllovakisë

Nga Xh M
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bratisllavë, 6 maj Zhurnal.mk – Sot dhe nesër, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska do të qëndrojë në një udhëtim pune në Republikën e Sllovakisë, me ftesë të ministrit të Finanacave Lladisllav Kamenicki.

Në kuadër të këtij udhëtimi është paraparë një takim kokë më kokë mes dy ministrave, takime bilaterale të delegacioneve, si dhe një takim i sekretarëve shtetërorë të ministrive përkatëse të dy vendeve, Andriana Matlioska nga pala e Maqedonisë dhe Radovan Majerski dhe Daniela Klluçkova nga pala e Sllovakisë.

Gjatë takimeve, theks i veçantë do të vendoset në digjitalizimin e proceseve tatimore, duke përfshirë e-faturën, sistemet fiskale elektronike dhe zgjidhjet moderne të pagesave, si dhe përforcimin e transparencës dhe luftës kundër evazionit tatimor.

Gjatë kohës së vizitës do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal në zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe për Memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin në zhvillimin e tregjeve të kapitalit të nënshkruar mes tetë vendeve, përkatësisht vendeve të BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të agjendës së paraparë është edhe konferenca e përbashkët për shtyp e ministrave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe Lladisllav Kamenicki.

Vizita po realizohet disa muaj pas vizitës së ministrit të Sllovakisë Kamenicki në vendin tonë dhe është në kuadër të thellimit të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve dhe shkëmbimit të njohurive në fushën e financave publike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër