Nis seanca gjyqësore e themelit për Erion Veliajn

Nga D. V.
339 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 prill, Zhurnal.mk  – Nis seanca gjyqësore e themelit për Erjon Veliajn dhe 29 të tjerët.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se Veliaj nuk është paraqitur, por të pranishëm janë dy prokurorët e çështjes.

“Veliaj ka bërë një deklaratë ku thotë ‘dëshiroj të përfaqësohen nga avokati i tij Plarent Ndreca, i cili është i pranishëm’”, shprehet gjykata.

Ajola Xoxa, dhe ish-deputetja Klotilda Bushka mungojnë në seancë, por janë mbrojtësit e e tyre. I pranishëm nga të pandehurit është Elman Abule.

Po ashtu mungon ish-polici Fatjon Baci, por edhe avokati i tij Artan Simoni. Gjykata pyet prokurorët si të procedohet për nisjen e gjykimi kur njëri nga të pandehurit nuk ka as avokatin në sallë. Avokati Sokol Hazizaj ndërhyn dhe thotë: I kërkoj gjykatës veçimin e çështjes për klientin e tij të pandehurin Fatmir Bektashi.

Gjykata po verifikon praninë e palëve nëse janë apo jo të pranishëm të gjithë të akuzuarit dhe avokatët e tyre. /Tch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër