Lajm i mirë për stafin e MMNB, paga në rritje pas marrëveshjes

Nga B.M
457 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, dje nënshkroi Marrëveshjen Kolektive për punonjësit në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, me çka, siç thuhet në njoftim, bëhet një hap i rëndësishëm drejt avancimit të statusit të të punësuarve, përkatësisht përmirësohen ndjeshëm të drejtat e punëtorëve dhe sigurohen kushte më të favorshme krahasuar me zgjidhjet e deritanishme ligjore në sektorin publik.

Me Marrëveshjen Kolektive parashihet që rritja e pagave për nëpunësit administrativë të realizohet në tri faza, në periudhën nga marsi 2026 deri në mars 2028.

Me këtë marrëveshje rregullohen gjithashtu të drejtat, detyrimet dhe statusi i punës së të punësuarve, si dhe kushtet e punës, duke siguruar më shumë siguri, mbrojtje më të mirë të të drejtave të punëtorëve dhe një kornizë më të qartë për funksionimin e institucionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër