Nis seanca, Komuna e Gjakovës kërkon kompensim për dëmet nga kontratat kolektive

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 tetor, Zhurnal.mk – Në Gjykatën Komerciale ka filluar seanca e parë përgatitore në çështjen e Komunës së Gjakovës për kompensimin e dëmit që lidhet me detyrimet e dala nga kontrata kolektive, raporton Ekonomia Online.

Këtë çështje do të udhëheq gjyqtari Durim Osmani.

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), komunave u janë marrë qindra miliona euro nga buxhetet e tyre për mbulimin e detyrimeve që burojnë nga zotimet e marra në nivel qendror.

Këto mjete, siç theksohet, duhej të përdoreshin për investime kapitale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“AKK-ja pret shqyrtim të drejtë dhe pa zvarritje të mëtejshme. Pas më shumë se katër vitesh pritjeje, komunat meritojnë drejtësi dhe kompensim”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër