Dogana sekuestroi stoli ari në vlerë prej 4 milionë denarëve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 tetor, Zhurnal.mk – Nëpunës doganorë në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë zbuluar dhe sekuestriuar stoli ari në vlerë prej 4 milionë denarë, të cilin një udhëtar nga Tetova, pronar i një argjendarie është përpjekur ta kontrabandojë në jastëk për qafë derisa ka qenë duke u kthyer me autobus nga Stambolli. Kundër kryerësit është ngritur kallëzim penal për vepër penale “kontrabandim”.

Drejtoria doganore njoftoi se vepra penale është zbuluar gjatë kontrollit të autobusir, i cili ka qarkulluar në relacionin Stamboll – Gostivar.

“Në pyetjen nëse kishin diçka për të deklaruar, asnjë nga udhëtarët nuk deklaroi mallra për kontroll doganor, pas së cilës u krye një inspektim i detajuar. Përveç kësaj, 77 copë stoli ari me peshë 612 gramë u zbuluan brenda jastëkut të qafës që mbante i dyshuari”, njoftoi Drejtoria Doganore.

Drejtoria thekson se në procedurën parahetimore të Departamentit për Hetim, janë siguruan prova se banori i Tetovës kishte për qëllim të transportonte ilegalisht bizhuteritë e arit që kishte blerë nga një dyqan argjendarie në Stamboll në vend dhe t’i shiste ato në dyqanin e tij të argjendarisë.

“Drejtoria Doganore vazhdon me aktivitete të drejtuara drejt mbrojtjes së interesave financiare të shtetit dhe sigurimin e kushteve për ekonomi korrekte”, theksohet në komunikatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër