Nis sot testimi për kualifikimin e mësuesve të sistemit parauniversitar

Nga D. V.
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Për mësuesit e arsimit parauniversitar që synojnë përfitimin e titujve “Mësues i Kualifikuar”, “Mësues Specialist” dhe “Mësues Mjeshtër”, nis sot testimi i informatizuar.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaroi informoi se testimi i informatizuar i mësuesve, do të zhvillohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, sipas një kalendari të përcaktuar për kategorinë “Mësues i Kualifikuar”.

Kumbaro tha se “procesi i kualifikimit është duke u zhvilluar për të gjithë mësuesit që synojnë titujt mësues i kualifikuar, mësues specialist dhe mësues mjeshtër“.

“Ky vlerësim nuk është i rëndësishëm vetëm për avancimin në karrierën profesionale të mësuesve, por edhe një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e mësimdhënies dhe në arsimin parauniversitar”, nënvizoi Kumbaro.

Ky proces ka nisur prej muajit shkurt dhe do të zgjasë deri në maj. Kumbaro u shpreh se kjo qasje përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e cilësisë së mësimdhënies dhe në mbështetjen e avancimit në karrierën profesionale të mësuesve, duke synuar rritjen e standardeve në arsimin parauniversitar.

Në mbështetje të këtij cikli, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ka publikuar më herët programet orientuese për marrjen e shkallëve të kualifikimit, të cilat janë të aksesueshme për të gjithë mësuesit në faqen zyrtare të institucionit.

Mësuesit inkurajohen të përfshihen në këtë proces, duke e konsideruar atë si një mundësi për përmirësim të vazhdueshëm dhe për rritjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër