Një person është lënduar rëndë në një aksident trafiku në hyrje të Shkupit

nga D. V.

Shkup, 11 shkurt – Një person 25 vjeçar është lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur mbrëmë vonë, në të cilën janë përplasur një automjet dhe një kamioni. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Shkupit, në shtegun afër Hipodromit.

“Më 10.02.2026 në orën 23:00, në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Kumanovë, përpara kryqëzimit për autostradën anësore të Qytetit të Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “BMW” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.V. (25) nga fshati Bujkovc, Shkup, dhe një automjeti mallrash “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa të Negotinit, i drejtuar nga L.D. (56) nga fshati Brest, Shtip, gjatë të cilit të dy automjetet janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur plotësisht. Shoferi i automjetit të udhëtarëve “BMW” ka pësuar lëndime të rënda në aksident, të cilat janë konfirmuar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme shtojnë se është kryer ekspertizë nga një ekip ekpertësh Shkup. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More