Pekin, 21 shtator, Zhurnal.mk – Të dielën, zv.kryeministri i Kinës He Lifeng, njëherësh anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKK-së, zhvilloi konsultime ekonomiko-tregtare në Nju-Jork me sekretarin amerikan të Thesarit Scott Bessent dhe Përfaqësuesin Tregtar Jamieson Greer.
Nën drejtimin e konsensusit të rëndësishëm të arritur midis dy krerëve të shtetit dhe duke ndjekur parimet e respektit të ndërsjellë, bashkekzistencës paqësore dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, të dyja palët zhvilluan shkëmbime të sinqerta, të thella e konstruktive mendimesh mbi çështjet e rëndësishme ekonomiko-tregtare me interes të përbashkët, konkretizimin e konsensusit të arritur gjatë konsultimeve ekonomiko-tregtare të kaluara, nxitjen e tregtisë dhe të investimeve dypalëshe etj.
Të dyja palët zhvilluan dialog edhe mbi çështjet e inteligjencës artificiale.
