“Nuk dua të bëj interpelancë me ty”, Braçe tregon në Kuvend përgjigjen që i ktheu ministri i Bujqësisë: Çfarë e dinë Kuvendin këta?

Nga D. V.
401 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 maj, Zhurnal.mk – Deputeti socialist, Erion Braçe kritikoi sot disa prej institucioneve në vend, përfshi edhe ministrinë e Bujqësisë për mos kthim të përgjigjeve lidhur me disa informacione që kishte kërkuar për interpelancat me anëtarë të kabinetit qeveritar.

Duke folur në seancë tha si se megjithëse kishte dërguar kërkesat për informacion për çështjen e kafshëve të braktisura, agjencia përkatëse i kishte kthyer një përgjigje që nuk ka kompetencë për çështjen.

“Sot kanë skaduar afatet për kërkesat për informacion me ministrinë e brendshme, bashkinë e Tiranës, me AMF-në, me AKU-në, të gjitha në funksion të një interpelance me ministrin e Brendshëm, dy interpelannca me ministrin e Infrastrukturës dhe një me ministrin e Bujqësisë. Unë e kuptoj që edhe nëpër zyra shteti ka njerëz që nuk duan ta bëjnë punën, por që të kenë këtë mungesë respekti për Kuvendin, është e tepërt”, tha Braçe.

“I kam kërkuar të shprehet për kontrollet e ushtruara ndaj organeve të pushtetit vendor. Unë e kuptoj që ka njerëz edhe në qeveri që nuk duan të bëjnë punë e tyre. Unë jam këtu për të bërë punën time. Në qoftë se kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesave nuk u përgjigjet askush, më mirë na thoni të mos bëjmë kërkesë për marrje informacioni, as të mos bëjmë interpelanca. Çfarë e dinë këta Kuvendin e Shqipërisë?”, deklaroi Braçe.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër