Trump: Pavarësisht nëse e bëj Papën të lumtur apo jo, Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Nga D. V.
573 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 7 maj, Zhurnal.mk – Mund të them këtë: Për sa i përket Papës, është një çështje shumë e thjeshtë, pavarësisht nëse e bëj të lumtur apo jo, Irani nuk mund të zotërojë një armë bërthamore, deklaroi presidenti ameriakn Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Komenti i Trump erdhi pasi iu përgjigj një pyetjeje “në lidhje me shkëmbimet e tij të fundit” me LeoneXIV dhe çfarë mesazhi do të donte që Sekretari i Shtetit Marco Rubio të përcillte në takimin e sotëm me Papën.

“Ai dukej sikur tha se ata mund ta kishin bërthamoren, ndërsa unë them se nuk munden, sepse nëse kjo do të ndodhte, e gjithë bota do të mbahej peng dhe ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë. Ky është mesazhi im i vetëm”, ​​shtoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër