“Nuk ka shtypje, ka vendosje rendi”/ Klosi përplaset me Sulon për protestat, gazetari: Ka katër ditë që po i masakroni, jemi një hap larg ’97-ës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Protestat e dhunshme në Shqipëri kanë hyrë në ditën e 7-të, ndërsa Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e kësaj të hëne, ku premtoi bonus për efektivët që do të jenë në frontin e parë të protestës.

I ftuar në “Top Story”, deputeti i PS-së, Blendi Klosi, u shpreh se kërkesat e studentëve janë dëgjuar, ndërsa shtoi se policia është duke vendosur rendin.

Nga ana tjetër, gazetari Arion Sulo e kundërshtoi, duke i thënë se policia ka ushtruar dhunë dhe se vendi ndodhet një hap larg një tjetër lufte civile.

Klosi: A duhet të ketë një marrëveshje me studentët, t’ju plotësohen kërkesat? Apo dhe me qytetarët e protestuesit? Padyshim që qeveria dëgjon. Një nga kërkesat e studentëve është kërkesa për strehim. U dëgjua dhe u bë një platformë për të ndihmuar studentët që të marrin shtëpi me kredi zero. Është një përgjigje e protestës.

Sulo: Ata u futën në kishë sot. Dhuna është e qeverisë. Ti nuk ke gisht te dhuna sistematike që ka bërë Edi Rama në 13 vite.

Klosi: Për 12 vite more përgjigje para një vite. Ju thoni dhuna që ushtrohet nga shteti. Statistikat nga spitalet thonë që mbi 200 të dëmtuar janë policë.

Sulo: Po lëri ato. Ka katër ditë që masakroni. Doni t’i shtypni me dhunë.

Klosi: Sot paradite nuk kishte dhunë. Nuk ka shtypje. Ka vendosje rendi dhe pakënaqësi. Me gurë nuk zgjidhet problemi.

Sulo: Po ata hunjtë te PS-ja mo?! Një hap larg ‘97-ës, një hap larg luftës civile.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër