Presidentja Justina Shiroka Pula takohet me stafin e saj, merr urime për marrjen e detyrës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 tetor Zhurnal.mk – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim stafin civil të Zyrës së Presidentes, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e mandatit.

Presidentja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, profesionalizmit dhe integritetit në përmbushjen e përgjegjësive institucionale, në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Ajo shprehu mbështetjen e saj për stafin civil, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mbarëvajtjen dhe forcimin e punës së institucionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër