“Nuk më interesojnë spekulimet”, Fisnik Asllani flet për kalimin e mundshëm te Bayerni ose Borussia Dortmund

Nga D. V.
452 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, ka reaguar ndaj spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, teksa emri i tij po lidhet me klube të mëdha si Bayern Munich, Barcelona dhe Borussia Dortmund.

23-vjeçari po kalon një sezon shumë të mirë në Bundesliga, ku ka realizuar nëntë gola dhe ka dhënë katër asistime, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Evropës.

“Unë jam dikush që nuk merrem shumë me këto gjëra. Si vitin e kaluar, edhe tani jam i fokusuar vetëm te futbolli dhe ndeshjet e radhës. Në fund, nuk më ndihmon aspak nëse i kushtoj vëmendje gjithçkaje që ndodh rreth meje dhe shpërqendrohem – duhet të jap maksimumin në fushë”.

Ai shtoi se tashmë nuk shqetësohet më nga zërat e merkatos.

“Nuk shqetësohem më për asnjë spekulim apo çfarëdo tjetër. Thjesht e shijoj futbollin, dua vetëm të luaj dhe të performoj”.

Sulmuesi kosovar më herët ka pranuar se Barcelona është klubi i tij i ëndrrave, ndërsa në kontratën e tij ekziston një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh.

Aktualisht, Asllani është i fokusuar ta ndihmojë Kosovën të kualifikohet në Kampionatin Botëror, ku në gjysmëfinale të play-offit përballet me Sllovakinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër