Një diplomat i lartë kinez deklaroi të mërkurën se Kina është e shqetësuar thellësisht që i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme po shtyhet drejt një humnerë të rrezikshme. Fu Cong, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës pranë Kombeve të Bashkuara, i bëri komentet gjatë një fjalimi në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë. Fu theksoi se kur diskutohet situata në Siri, nuk mund të injorohet konteksti më i gjerë rajonal.
Vazhdimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, do të sjellë vetëm më shumë vuajtje për popullin vendas, si dhe do të shkaktojë efekte negative të rëndësishme, si në ekonominë rajonale ashtu edhe në atë globale, shtoi diplomati kinez.
Fu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për të ndaluar luftën, përhapjen e konfliktit dhe për t’u kthyer shpejt në dialog dhe negociata. Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në kërkimin e paqes, deklaroi Fu.
