Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne

Nga D V
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Ditën e djeshme, në Bashkinë e Pustecit u zhvillua Festivali Folklorik Maqedonas, ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Ajo që ra në sy ishte fakti se gjatë ceremonisë u ekzekutua vetëm himni i Maqedonisë së Veriut dhe jo ai i Shqipërisë.

Kreu i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi ndjesë për situatën, ndërsa sqaroi se Bashkia e Pustecit nuk ishte organizatore e aktivitetit, por vetëm e ftuar.

“Të them të drejtën, para se të zhvillohej ky aktivitet, kam kërkuar nga organizatorët, konkretisht nga kryetari i shoqatës së VMRO-së në Shqipëri, programin zyrtar. Më kanë thënë se do të kishte këngë dhe valle tradicionale maqedonase dhe se aktiviteti do të hapej me himnin maqedonas”.

“I kam kërkuar që, në momentin që do të ekzekutohej himni maqedonas, patjetër të ishte edhe himni shqiptar, sepse kështu duhet të ndodhë në çdo pritje apo ceremoni zyrtare. Ne jemi shtetas shqiptarë, jetojmë këtu dhe duhet të respektohet himni”, u shpreh Kolefski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër