MALL E KEQARDHJE

Nga D V
310 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Poezi nga: Salvatore Quazimodo
Përktheu: Maksim Rakipaj

Tani që zbardh dita
nata ka shkuar dhe hëna
lehtaz tretet në kthjelltësi
dhe ndër kanalet perëndon.

Kështu jetoj shtatorin në këtë tokë
të sheshtë, lëndinat janë të blerta
ashtu si luginat në jug kur vjen pranvera.
Lashë shokët,
zemrën fsheha ndër muret e vjetër
që vetëm të rri dhe t’i kujtoj.

Sa larg të kam, sa hëna dhe më larg,
tani që dita vjen
dhe mbi gurët këmbë e kuajve rreh.

– Lexo po ashtu nga Salvatore QuazimodoPoeti dhe politikani (ligjërata e Nobelit, 11 dhjetor 1959)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër