Osmani: Kodra e Trimave ka qenë historikisht përcaktuese e fitores

Nga D. V.
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 04 qershor, Zhurnal.mk – Kandidatja e LDK-së për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale pas një takimi me qytetarët në lagjen Kodra e Trimave.

Në postimin e saj, Osmani ka vlerësuar pritjen që i është bërë, duke e cilësuar këtë zonë si historikisht të rëndësishme në momente vendimtare.

“Kodra e Trimave ka qenë historikisht përcaktuese e fitores. Mbrëmë me një pritje madhështore na dhanë motiv e shpresë për rrugën përpara”, ka shkruar Osmani.

Presidentja nuk ka dhënë detaje të tjera, por ka theksuar se mbështetja e qytetarëve përbën motivim për angazhimet e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër