Prishtinë, 21 maj, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila është kandidate e LDK-së për këtë post, i është kundërpërgjigjur kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe eksponentëve të partisë së tij, VV-së, mbi deklaratat për pushtet.
Osmani tha se nëse realisht do të donte pushtet, do të ishte kandidate për kryeministër, prandaj siç tha ajo, presidenca është shtylla që e mban balancën mes pushteteve dhe e ruan demokracinë në vend.
“Institucioni i presidentit është shtylla që e ruan balancën mes pushteteve, e ruan demokracinë në kohë të rënda, e mban popullin bashkë ën kohë sfiduese dhe sigurohet që në rast se të tjerët bëjnë gabime, atëherë institucioni i presidentit i përmirëson ato, qofshin ato gabime përbrenda, por kryesisht gabime që mund të bëhen në raport me sigurinë tonë kombëtare, apo me aleancat”.
Pra, kjo nuk ka të bëjë me pushtetin. Sikur unë të doja pushtet, do të kandidoja për kryeministre, arsyeja pse kam kandiduar për presidente është për shkak se jam e bindur që ka qenë vullnet i popullit të Kosovës, që të vazhdoj edhe një mandat për hir të interesave të Republikës sonë”, tha ajo në Rtv21.
Osmani gjithashtu foli edhe për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke thënë se ka vetëm dy zgjidhje pas këtyre zgjedhjeve që i ka quajtur historike
“Pra, këto janë dy zgjidhjet që do t’i ketë edhe z.Kurti para vetes, gjithçka për Republikën dhe për interesant shtetërore në njërën atë, një presidencë që e çon shtetin në piedestal apo krizë dhe zgjedhje të njëpasnjëshme. Këto janë dy zgjedhjet e vetme që do t’i ketë”, u shpreh ajo.
Ndryshe, është pikërisht Kurti ai i cili para disa ditësh deklaroi se Osmani ka ambicie politike dhe do pushtet.
