Pa rrymë disa rrugë në Shkup

Nga D. V.
325 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shkurt – Pa energji elektrike sot nga ora 9 deri në orën 12 do të mbeten shfrytëzuesit në bulevardin “Aradhat Partizane” nr. 70B – QT Aluminka, pastaj rrugët 30, 36 dhe 38 në lagjen Trubarevë dhe rruga “8”, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “12” në fshatin Sonje e Poshtme.

Nga Qendra Rajonale për Menaxhim të Krizave e Qytetit të Shkupit njoftuan se në periudhën nga ora 7 deri në orën 16 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës “Miroslav Krlezha”, të vendosur pas ambasadës greke, si dhe objektet banesore dhe lokalet në bulevardin “Aradhat Partizane” nr.19 deri nr. 23 nga ora 8:30 deri në 13:40, shfrytëzuesit e rrugës “Justinijani i Parë” e vendosur në segmentin nga marketi Vajota drejt fshatit Studeniçan dhe gjatë periudhës nga ora 11:00 deri në 15:30, një pjesë e përdoruesve të rrugës “Gjeneva” në komunën e Karposhit. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër