Paga mesatare për muajin janar ishte 46.617 denarë

Nga Xh M
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paga mesatare mujore neto për punonjës në janar të këtij viti ishte 46.617 denarë, që është më e lartë për 8,3% krahasuar me janarin e vitit 2025, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas ESHS-së, kjo rritje kryesisht i detyrohet rritjes së pagës mesatare mujore neto për punonjës në sektorët:

Shërbime administrative dhe ndihmëse – rritje 12,9%Tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve dhe motorëve – rritje 11,1% Industri përpunuese – rritje 10,5%.

Nga ana tjetër, ulje e pagës mesatare mujore neto krahasuar me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët:Transport dhe magazinim – ulje 7,4%; Ndërtimtari – ulje 5,3%; Aktivitetet financiare dhe sigurimet – ulje 3,8%.

Paga mesatare mujore bruto për punonjës në janar të këtij viti ishte 70.066 denarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër