Panovski: Enterobakteret nuk nënkuptojnë asgjë, nuk quhet helmim ushqimor, por infeksion zorrësh; po të ishte salmonelë, do të flisnim ndryshe

nga Xh M

Shkup, 28 nëntor – Enterobakteret nuk nënkuptojnë asgjë në vetvete – është familja më e madhe e baktereve me mbi njëqind lloje, tha mikrobiologu Nikola Panovski në debatin e sotëm në “Top Tema” në TV Telma.

“Vetëm po t’i përmend Escherichia coli, që të gjithë e kemi në sasi të mëdha, Klebsiella, që gjithashtu e kemi, Proteus, që gjithashtu ndodhet te të gjithë ne. Ka lloje të shumta të E. coli, 99 për qind janë të padëmshme. Pastaj Salmonella, Shigella, dhe mund t’i rendis edhe 20 të tjera. Prandaj, nëse thonë ‘u gjetën enterobaktere’, kjo nënkupton mungesë higjiene, kryesisht e transmetuar nga duart e palara. Edhe në ujë, prezenca e enterobaktereve, sidomos E. coli, është tregues se mund të ketë edhe ndonjë bakter patogjen. Po të thoshin ‘gjetëm salmonelë’, do të flisnim krejt ndryshe”, tha Panovski.

Panovski shtoi se periudha e inkubacionit, sidomos te salmonela, zgjat nga dy deri në pesë ditë.

“Megjithatë, duhet të jetë bakter i gjallë. Në musaka nuk mund të ketë aq shumë baktere të gjalla sa të infektojë kaq shumë fëmijë. Aty mund të ketë vetëm intoksikim – toksina të prodhuara më herët nga bakteret. Në raste toksinash, inkubacioni është nga një deri në pesë-gjashtë orë.

Kemi tre lloje të reagimit ndaj ushqimit:

Intoksikim alimentar – kur futet toksina e gatshme, zakonisht e prodhuar nga kërpudhat në ushqim.

Toksikoinfeksion alimentar – kur futet toksinë, por edhe baktere të gjalla; fillon shpejt, por vazhdon si infeksion një ose dy javë.

Infeksion alimentar – kur duhet të kalojë të paktën një ditë deri në pesë-gjashtë ditë, në varësi të mikroorganizmit; fillon si infeksion, zakonisht jo me të vjella si te toksinat, por me diarre, temperaturë, etj.”, shpjegoi Panovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More