Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Trump hiq dorë nga ultimatumi

Nga Xh M
603 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Moska, 5 prill Zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të “lënë gjuhën e ultimatumit” në marrëdhëniet me Iranin. Deklarata u bë gjatë një bisedë telefonike me homologun iranian, Abbas Araghchi.

Sipas agjencisë ruse TASS, Lavrov shprehu shpresën që përpjekjet e disa vendeve për të ulur tensionet rreth Iranit të kenë sukses, duke theksuar se një normalizim afatgjatë dhe i qëndrueshëm i situatës në Lindjen e Mesme mund të favorizohet nga heqja dorë e SHBA-ve nga retorika e ultimatumit dhe rikthimi i dialogut në një rrugë negociatash.

Më herët gjatë ditës, Lavrov zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike me homologun e tij kinez, Wang Yi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër