Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se mbrëmë, në orën 20:00, në zonën e Kisella Vodës, zyrtarë policorë nga Njësia për Krime të Dhunshme – Sektori për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup kanë arrestuar një person 57-vjeçar.
Sipas njoftimit, ai më herët e kishte kërcënuar një burrë 26-vjeçar nga Shkupi, ish-partner i vajzës së tij, duke i kërkuar t’i kthente një shumë parash që, gjoja, ia kishte dhënë për qira, për riparime të automjetit dhe për shpenzime të tjera, në kohën kur të tre kishin jetuar së bashku në një banesë me qira në lagjen Karposh.
Pas denoncimit të rastit dhe pas njoftimit të prokurorit publik kompetent, është përpiluar procesverbal për pranimin e kallëzimit penal për veprën penale “zhvatje” sipas nenit 258 të Kodit Penal. Dje, në një objekt hotelierik në Shkup, babai është arrestuar pasi, siç sqarojnë nga MPB, më parë kishte pranuar 200 euro të përpunuara kriminalistikisht nga denoncuesi.

