Parisi: Nuk heqim sanksionet ndaj Iranit për sa kohë Hormuzi mbetet e mbyllur

Nga D. V.
608 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris, 7 maj, Zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, përjashtoi mundësinë e heqjes së “çdo” sanksioni ndërkombëtar kundër Iranit për sa kohë që Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar.

“Irani, po u kërkon Shteteve të Bashkuara, në veçanti, të lehtësojnë sanksionet në këmbim të lëshimeve në programin e tij bërthamor, i cili duhet të zvogëlohet. Por nuk ka asnjë dyshim për heqjen e sanksioneve për sa kohë që një Ngushticë si Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar”, tha Barrot për radion franceze RTL.

Barrot theksoi se ai “ka nënshkruar vetë sanksione të rëndësishme kundër Iranit”, duke përsëritur se heqja e tyre tani është “jashtë diskutimit”.

“Në afat të shkurtër është thelbësore që Ngushtica e Hormuzit të rihapet. Është një e mirë e përbashkët e njerëzimit; nuk mund të mbetet e bllokuar, e nënshtruar ndaj taksave ose shantazhit”, shtoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër