Shkup, 4 gusht – Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut edhe pse nuk janë shpallur zyrtarisht, partitë politike i kanë filluar fushtatat zgjedhore. Sipas ligjit për zgjedhje, zyrtarisht fushatat duhet të nis 20 ditë para datës së mbajtjes së zgjedhjeve, por siç ndodh gjithmonë, partitë jozyrtarisht kanë filluar të shprehin qëndrimet e tyre për procese të caktuara”, shkruan “Zhurnal.mk”.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi më parë kishte njoftuar se zgjedhjet lokale do të shpallen brenda afateve të planifikuara dhe se është e mundur që të shpallen në dhjetë ditshin e fundit të muajit.
Partitë shqiptare thuajse i kanë publikuar emrat e kandidatëve të tyre, dhe dueli më i vështirë duket se do të jet ënë Çair, ku zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti do të garojë me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Për këtë komunë shqiptare urbane në kryeqytet duket se do të investohet shumë në fitore. Osmani nuk ka përvojoë në zgjedhje lokale, ndërsa zv.kryeministri Mexhiti ka qenë katër mandate kryetar i kësaj komune dhe e di mirë çdo cep të saj.
Tek partitë maqedonase, kryesisht fitues del VMROP DPMNE, ndërsa përballjames LSDM dhe koalicionit qeverisës do të jetë për komunën Qendër, e cila duket se gjithmonë ka qenë bastion i LSDM-së. Në garën për qytetin e Shkupit do të garojnë kryetari aktual i Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE dhe ish-ministrja e Mjedisit Jetësor, Kaja Shukova nga LSDM.
Në këto zgjedhje do të qartësohen shumë gjëra, pasi taboret të cilat janë të përziera, do të orientohen qartësisht atje kush ku e gjen veten. Dhe pikërisht në këtë sfidë, rezultatet do të jenë interesante.
Edhe pse kanë filluar fjalime e tubime të ndryshme, e sidomos nëpër statuse në rrjetet sociale, politikanët duhet të zvogëlojnë retorikën e dëmshme që është e pranishme dhe e transmetuar në media. Politikanët duhet të flasin pa urrejtje, të jenë transparent dhe profesional, të bazuar në fakte, jo në manipulime dhe shprehje fyese.
Narrativat e rrejshme dhe manipulative tani po përhapen më shpejt se më parë, duke u shfaqur në forma më delikate dhe të sofistikuara. Këto manipulime dëmtojnë besimin në institucione, përzgjedhin në mënyrë të njëanshme faktet, sulmojnë dhe po demonizojnë peronalitete të ndryshme dhe nxisin përçarje e urrejtje.
Veprimet e politikanëve nuk duhet të jenë një hapësirë ku përhapen mesazhe ofenduese dhe diskriminuese, veçanërisht në baza etnike dhe kombëtare. Gjuha e tillë, veçanërisht kur manifestohet publikisht, ka potencialin të shkaktojë përçarje të thella, të prishë kohezionin ndëretnik dhe ka potencial të shkaktojë krime dhe urrejtjeje.
Shume kandidat kanë filluar të mbajnë tubime, të mbledhin simpatizantë, t’iu japin detyra se çfarë të bëjnë. Disa kanë filluar të preisn shirita e të numërojën projekte të realizuar, e të tjerë bëjnë video dhe japin ide se si duhet të bëhet.
Fatkeqësisht, fushata ka nisur mbrapsht, me brohoritjet e tifozëve maqedonas në kore kundër shqiptarëve. Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta, edhe pse me vonesë, por sërish pat reagime nga partia maqedonase në pushtet. Ky moment u shfrytëzua nga partitë opozitare që të përfitojnë ndonjë pikë politike. Edhe pse ende nuk është zbuluar se si ka ndodhur incidenti dhe kush e ka nxitur atë, sërish atmosfera nuk ëshët e duhur dhe urgjentisht nga partitë në pushtet duhet të merren masa që mos të ketë incidente dhe mos të ketë probleme, shkruan “Zhurnal.mk”.
