“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk reagon pas lajmit që u shfaq në ekran në Big Brother

Nga D. V.
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka nisur sfida e mosreagimeve për banorët, e cila do të zgjasë deri të shtunën.

Ata nuk duhet të reagojnë në gjërat që shohin qoftë brenda shtëpisë, në ekran apo edhe dëgjojnë.

Në ekran ndërkaq u shfaq një lajm për DJ Gimbon, por që nuk u bë asnjë reagim nga konkurrentët.

Foto: Instagram

“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest? Ja çfarë ndodhi me kthimin e DJ në Kosovë”, ka qenë lajmi që u shfaq në ekran në dhomë të ndenjes.

Ndonëse Selin Bollati ndodhej jashtë, ajo u thirr nga Juela Nikolli, për të parë këtë.

Banorja mbase do të jetë nën ethe deri të zbulohet e vërteta në lidhje me këtë.

Sidoqoftë, nuk u bë asnjë reagim nga ajo e as nga banorët e tjerë të shtëpisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër