VV-ja ia jep një drejtori AAK-së në Fushë-Kosovë

Nga D. V.
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vildane Latifi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Administrates në Fushë-Kosovë.

Latifi nga AAK-ja e kishte përkrahur Prebrezën edhe në balotazh dhe duket se kjo tashmë i është shpaguar me post.

“Sot, në kuadër të angazhimeve për forcimin dhe avancimin e administratës komunale, Vildane Latifi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës.

Me këtë rast, i urojmë suksese në ushtrimin e detyrës së re, duke shprehur besimin se përvoja dhe përkushtimi i saj do të kontribuojnë në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftimin e kryetarit Prebreza.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër