Pas vitesh zvarritje, nyja te Momin Potok pritet të hapet deri në Vitin e Ri

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 tetor Zhurnal.mk – Pas vitesh ngecjeje, punimet në nyjën e komunikacionit te Momin Potok në Shkup kanë hyrë në fazën përfundimtare. Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

Ura e madhe që lidh bulevardet “Nikola Karev” dhe “8 Shtatori” me rrugën “Skupi” është përfunduar, ndërsa një pjesë e rrugës është asfaltuar. Gjithashtu, dy nga tri urat mbi lumin Serava janë gati, ndërsa po punohet në urën e tretë.

Gjorgjievski pret që deri në Vitin e Ri nyja dhe i gjithë aksi të vihen në funksion, me synimin për të lehtësuar ndjeshëm trafikun në këtë pjesë të Shkupit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër