Pasholli i përgjigjet Azizit: Paaftësia juaj nuk është përgjegjësia jonë

Nga D. V.
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli, ka reaguar ndaj qëndrimit të deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi, i cili publikoi një fotografi me karriget bosh të opozitës në Kuvend, transmeton Zhurnal.

Përmes një postimi publik, Pasholli i bëri thirrje Azizit që herën tjetër kur në rend dite të jetë Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, të sigurojë praninë e deputetëve të shumicës parlamentare dhe të vetë propozuesve të ligjit.

Sipas saj, në momentin kur Azizi publikoi fotografinë, në sallën e Kuvendit ndodheshin vetëm 59 deputetë, ndërsa opozita e kishte lëshuar seancën pasi, siç thekson ajo, nuk e ka obligim t’i sigurojë kuorumin shumicës parlamentare.

“E lëshuam sallën sepse opozita nuk e ka për obligim t’ia sigurojë kuorumin shumicës parlamentare, e aq më pak kur në rend dite ka një ligj që vetë e ka propozuar dhe e paraqet si historik”, shkruan Pasholli.

Ajo shton se mungesa e kuorumit nuk është pasojë e veprimeve të opozitës, por e pamundësisë së shumicës për të siguruar praninë e deputetëve të saj.

“Kuvendi mbetet pa kuorum jo për shkak të opozitës, por sepse shumica nuk arrin t’i mbledhë deputetët e saj. Paaftësia juaj nuk është përgjegjësia jonë!”, përfundon reagimin deputetja Pasholli. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër