Pasuritë e sekuestruara/ Deputeti Gjoni: I përdorin ish-pronarët përmes skemave. Kreu i AAPK, Xhaja: Nuk më rezulton, të paluajtshmet nuk shiten prej 3 vitesh

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 shtator, Zhurnal.mk – Një diskutim mbi administrimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara është zhvilluar në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ngriti shqetësimin për raste të mundshme ku ish-pronarët mund të përfitojnë sërish nga pasuritë e sekuestruara, ndërsa kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Konfiskuara, Risena Xhaja, sqaroi procedurat e dhënies me qira dhe përdorimit të këtyre pronave. Pyetje pati edhe kryetari Xhafaj.

Gjoni: Kam informacione se një pjesë e madhe e pasurive të sekuestruara shkojnë në duart e atyre që u janë sekuestruar, nëpërmjet mënyrave të ndryshme, me një çmim modest. Keni informacione në lidhje me këtë dhe a duhet të bëhen rregullime ligjore për këtë çështje? Ka pasuri të sekuestruara që janë vënë në dispozicion të shtresave sociale në qarkun e Lezhës?

Gjoni: Unë di rast konkret që personi që ka pasur pronën, e ka marrë me qira dhe nuk ka sesi ai të denoncojë…

Xhaja: Ne sigurohemi që ish-pronari nuk e ka marrë pasurinë në përdorim, kaq mund të bëjë ligji. Deri më tani na ka rezultuar që personat që i kanë marrë me qira nuk janë të njëjtët. Sa i përket gjykatave, vetëm Gjykata e Shkallës së Parë ka kërkuar zyra arkivore, po e shohim. Financime ka pasur GJKKO është rikonstruktuar me këto fonde. Kanë përfituar edhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe Prokuroria e Tiranës. Në Lezhë nuk ka pasur kërkesa nga agjencitë për të përdorur ambientet e sekuestruara.

Gjoni: Apartamentet e sekuestruara, a mund të shkojnë në dispozicion të shtresave në nevojë?

Xhaja: Përdoren vetëm për nevoja të shtresave vulnerabël dhe të policëve të rënë në krye të detyrës.

Xhafaj: Ju jeni administrues, nuk është merita juaj që objektet apo paratë janë sekuestruar. Detyra jua është administrimi, që ato pasuri të mos humbin vlerën. Pyetja është sesa mund të ndihmojë policia? Tjetra është sa pasuri shkojnë në favor të viktimave? Sa pasuri përdoren për efekt parandalues? Rezulton një kosto e lartë e administrimit nga ana juaj gjithashtu. Dhe sa objekte janë të përshtatshme që mund të vihen në dispozicion të institucioneve gjyqësore? Kemi disa gjykata me mungesë kapacitetesh. Po troje mund të ketë në lidhje me ndërtimin e mundshëm të këtyre institucioneve?

Xhaja: Aktualisht pasuri në administrim janë njësi dhe apartamente, por edhe kullota. Nuk kemi hapësira për t’ia vënë në dispozicion gjykatave. Institucione që kemi akomoduar kanë qenë vila dhe njësi. Bëjmë thirrje edhe për trojet kush ka nevojë nga institucionet. Sa i përket kostove të administrimit, jam e kënaqur se janë ulur, pavarësisht se është rritur numri i punonjësve. Ka ndikuar pjesa e rojeve, pasi duke i dhënë me qira është ulur numri i tyre. Gjithashtu kemi vënë depozita në lek dhe ne marrim përqindje shumë të madhe të interesit për to. Nuk kam shifër sesa pasuri janë dhënë në përdorim, por pjesa më e madhe shkon në komunitet. Institucionet kërkojnë troje për logjistikë më së shumti. Ne duam të bëjmë një mënyrë të ndryshme sesi duhet t’i shesim pasuritë e paluajtshme. Kemi 3 vite që nuk shesim pasuri, po presim vendimin e Gjykatës së Lartë për ta definuar këtë proces.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër