Berisha: Ka një tension real mes Ramës dhe Ballukut

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 shtator, Zhurnal.mk – Sali Berisha thotë se mes kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut ka tashmë një tension real, të cilin e lidh drejtpërdrejt me zhvillimet pas arrestimit të Ergys Agasit.

“Tani, këto ditë, mësoj që ka një tension real midis Edi Ramës dhe Belinda Ballukut dhe ky tension real është rezultat i arrestimit të Ergys Agasit, ku thuhet se dora e zezë e Lubisë është prapa atij arrestimi. Në këtë kuadër, ka mundësi që Edi Rama të shohë qartë tani se kabineti ekzistues nuk është më Rama-Balluku, por Balluku-Rama. Unë po i ndjek me shumë interes dhe këto pakënaqësi në klanin e tyre mafioz”, deklaroi Berisha.

Deklarata e kreut të PD-së sjell për herë të parë në këtë formë pretendimin për tension në një prej raporteve politike më të rëndësishme brenda qeverisë.

Nëse pozicioni i Ballukut po prodhon kosto politike për Ramën, raporti mes tyre hyn në një fazë të re politike.

artikuj të ndërlidhura