Shkup, 10 nëntor Zhurnal.mk – Një numër i madh i grave që kanë përjetuar dhunë në familje heqin dorë nga denoncimet dhe procedurat e nisura për shkak të mungesës së besimit te institucionet dhe frikës për sigurinë e tyre. Këtë e theksoi aktivistja qytetare Anastasia Pavlovska në emisionin „Noќно студио“ në 4TV.
Sipas saj, viktimat përballen me procedura të gjata dhe rraskapitëse institucionale, ndërsa dhunuesit shpesh vazhdojnë të lëvizin të lirë dhe t’i kërcënojnë sërish, raportoi 4news.mk.
„Një numër i madh i tyre kanë bërë denoncime, por më pas shumë prej tyre kanë hequr dorë nga vetë procedurat, sepse e kanë parë të gjithë kalvarin institucional nëpër të cilin duhet të kalojnë. Kjo i demoralizon“, deklaroi Pavlovska.
Ajo theksoi se rastet e fundit të femicidit dëshmojnë për mangësi serioze në mbrojtjen institucionale dhe koordinim të pamjaftueshëm ndërmjet policisë, qendrave për punë sociale dhe prokurorisë.
„Nuk po flasim për politikë, nuk po flasim për tenderë, nuk po flasim për përfitime, po flasim për jetë njerëzish“, theksoi Pavlovska.
Aktivistja porositi se dhuna në familje nuk duhet të trajtohet si problem privat, por si çështje e të drejtave themelore të njeriut dhe përgjegjësi e shtetit.

